Qeveria arkëton 475 miliardë lekë në dhjetë muaj, ndikim rritja e çmimeve

0
105

Inflacioni i lartë ka sjellë më shumë para në buxhetin e shtetit. Të dhënat e ministrisë së financave tregojnë se  gjatë periudhës janar-tetor janë mbledhur 60.6 miliardë lekë më shumë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke arritur në total 475 miliardë lekë

Performanca pozitive e të ardhurave ka ardhur e ndikuar nga rritja e çmimeve pasi vetëm nga TVSH në import për 10-mujorin rezulton 128.9 miliardë lekë duke pësuar një rritje me 25.4 miliardë lekë më tepër se një vit më pare.

Po ashtu dhe të ardhurat e mbledhura nga akciza janë realizuar në masën 43.9 miliardë lekë ose  1.5 miliardë lekë  më shumë  se viti 2021. Sipas të dhënave të Ministrisë së financave edhe Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 36.7 miliardë lekë,  ose 34.3%  më shumë se një vit më pare.

Por ndryshe janë treguesit e investimeve publike. Sipas ministrisë së financave investimet publike paraqesin realizim më të ulët  me rreth 30.6 për qind krahasuar me një vit më parë.

Buxheti I shtetit ka arritur treguesit më të mirë në vitet e fundit për sa i përket arkëtimeve. Por sipas ekspertëve nëse inflacioni do të stabilizohej të  e para  që do të merrte goditje do të ishte pikërisht arka e shtetit.

Gjatë muajit tetor  inflacioni në vend arriti në 8.3 % më i larti i regjistruar në më shumë se dy dekada. Parashikimet sipas Bankës së Shqipërisë  janë se niveli i lartë i inflacionit do të jetë i lartë edhe për këto dy muaj. /ABC/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here