Ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur në Berat, mësuesi Sevet Bejo prej disa orësh në polici

0
104

E rëndë ngjarja e raportuar një ditë më parë në Berat, ku u zbulua skandali i abuzimit seksual të një nxënëse 14-vjeçare në fshatin Barç të Skraparit.

Ndërkohë pas denoncimit të bërë dje në media për mësuesin që akuzohej nga nxënësja e tij se e kishte ngacmuar seksualisht është vënë në lëvizje dhe policia e Beratit.

Mësohet se mësuesi nga Skrapari Servet Bejo, 62-vjeç,është ndaluar nga efektivët e policisë dhe prej disa orësh ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë së Beratit, ku po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Burime të brendshme policore konfirmojnë se në ambientet e policisë është shoqëruar edhe e mitura 14-vjeçe së bashku me prindërit e saj.

Ajo është duke u marrë në pyetje, jo vetëm në prani të prindërve por edhe të dy psikologeve të DVP Berat, për të deklaruar të plotë ngjarjen e ndodhur në datën 10 Nëntor në shkollën e saj në fshatin Barç të Skraparit.

Sipas burimeve policore, mësohet se vajza ka deklaruar në polici se mësuesi i saj e kishte puthur në buzë, e kishte kapur për flokësh dhe e kishte ngjeshur në mur dhe vetëm kur vajza kishte bërtitur ai e kishte lëshuar.

Ende nuk dihet dëshmia e plotë që është duke dhënë e mitura në policinë e Beratit, ndërkohë që mësohet se ndaj mësuesit janë duke dëshmuar edhe prindërit e disa familjarë të vajzës, sipas të cilëve mësuesi i ka kërcënuar pas ngjarjes që askush prej tyre të mos denonconte.

Mësohet se edhe pse vajza kishte vënë në dijeni drejtoreshën e shkollës, askush nuk kishte njoftuar policinë, e cila e ka mësuar ngjarjen nëpërmjet mediave.

Po ashtu bëhet me dije se mësuesi Servet Bejo është larguar nga shkolla menjëherë pas ngjarjes dhe prej 11 Nëntorit 6 fëmijët e shkollës 9-vjeçare në fshatin Barç nuk bëjnë mësim pasi shkolla është e mbyllur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here