86 deputetë të PE-së, letër Von Der Leyen: Koha që BE-ja të heqë tarifat Roaming me shtetet e Ballkanit Perëndimor!

0
120

Pas zerimit të tarifave Roaming mes vendeve të Ballkanit, pritet që në periudhat në vazhdim, përdoruesit e telefonisë celulare në këtë rajon të shpenzojnë më pak edhe kur udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian.

Vendet e BE-së po e shohin pozitivisht nismën e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në lidhje me uljen e tarifave Roaming me shtetet e Ballkanit, madje për këtë ka edhe një kalendar të mirëfilltë pune, për të cilin foli Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu gjatë punimeve të Samitit të Berlinit në tetorin e shkuar.

Pasi vlerësojnë mbështetjen për Ukrainën, gjë të cilën vetë Von Der Leyen e theksoi në fjalimin e saj në shtator, deputetët në fjalë kërkojnë prej saj një vëmendje të shtuar edhe për një tjetër rajon në Europë, siç është Ballkani Perëndimor.

Një hap i rendësishëm në drejtim të mbështetjes së këtij rajoni do të ishte heqja e barrierave të komunikimit mes tyre dhe vendeve të BE-së duke hequr tarifat Roaming”, shkruajnë deputetët në letër.

Është koha të veprojmë tani! Ne, përfaqësues të qytetarëve te BE-së kërkojmë hartimin e një strategjie të mirëfilltë për afrimin e qytetarëve te Ballkanit Perëndimor me shtetet tona”, përfundojnë ata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here