Deklaratat e përfaqësuesve të politikës/Ja si u festua përvjetori i Çlirimit në gjithë vendin

0
163

 

cd936945-c136-4478-9e29-258cff1a681e

Shqipëria dje ka festuat 71-vjetorin e Çlirimit të vendit. U zhvilluan homazhe me buqeta

buqeta në duar në nder dhe përkujtim të dëshmorëve të cilët dhanë jetën për çlirimin e vendit. Përfaqësues dhe veteranë përkujtuan këtë ditë në Berat Fier, Vlorë, Lushnjë, Lezhë, Kukës e kudo në rrethe të tjera të vendit.

Fier – Kreu u grupit parlamentarë të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi mori pjesë në homazhet me rastin e 29 nëntorit në Fier ne “Varrezat e Dëshmorëve”, ku u zhvillua ceremonia përkujtimore kushtuar te rënëve për atdhe. Në ceremoni morën pjesë kreu u bashkisë së Fierit si Armando Subashi, si dhe përfaqësues të pushtetit vendorë të Roskovecit, Patosit, veteranë  dhe familje dëshmoresh. “Ende në këtë një çerek shekulli forca të caktuara politike nuk nderojnë, nuk përulen, nuk për kujtojnë privacionin me të shtrenjtë që ka njeriu, jetën. Të tjerët nuk kanë histori dhe e bëjnë, ne shqiptarët kemi histori dhe e ç’bëjmë . Turpi për ato forca politike, të cilat nuk nderojnë nuk respektojnë, nuk respektojnë 29 nëntorin, ditën e çlirimit të atdheut”, – u shpreh Ruçi gjatë fjalës së tij.

Vlorë-Ndërsa në qytetin e Vlorës në varrezat e Dëshmorëve janë përkujtuar të rënët e luftës nacional-çlirimtare. Në homazhe morën pjesë dy deputet e Vlorës Mira Shehu dhe Fatmir Toçi, krybashkikau Dritan Leli veterane dhe të afërm . Në këtë ceremoni i pranishëm ka qene edhe ish-kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika
“I paharruar kujtimi i këtyre djemve dhe vajzave që dhanë jetën për Shqipërinë. Këta na mësuan te gjithëve çdo te thotë të jesh patriot. Këta kishin një gjë te shenjte që ishte jeta e tyre dhe jetën e tyre e benë fli për këtë vend duke treguar patriotizëm”, – tha Leli gjatë homazheve.

Lezhë -Gjithashtu edhe në qytetin e Lezhës veteranë, përfaqësues të partive politike kanë përkujtuar 71-vjetorin e çlirimit të vendit. Në një ceremoni që u mbajt në Varrezat e Dëshmorëve për të vendosur kurora me lule në nderim të të rënëve për liri, ra në sy mungesa e përfaqësueseve të LSI. Buqetën e tyre e mbajti deputeti me i ri i Parlamentit shqiptar, Eduard Ndocaj. “Prania e përfaqësuesve të Qarkut dhe te Prefekturës me datë 29 dhe mungesa e tyre me datë 28 dëshmon qartë që ata e kanë ndarë Kombin në parti politike dhe i kane privatizuar festat kombëtare sipas qejfeve të tyre” thuhej në faqen zyrtare në Facebook të deputetit Ndocaj.

Lushnjë- Në Lushnjë 71-vjetori i çlirimit të vendit u përkujtua nga Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni dhe kreu i Komisionit te Ekonomisë, Erion Braçe, të cilët u bënë pjesë e homazheve të mbajtura në Varrezat e Dëshmorëve në Lushnjë, ku kanë përcjellë mesazhe urimi. Berat – 71-Vjetori i Çlirimit të atdheut është përkujtuar me një ceremoni të veçantë në varrezat e Dëshmorëve të atdheut edhe në qytetin e në Beratit. Të pranishëm ishin, kryetari i bashkisë Petrit Sinaj, deputeti i LSI-së Gledion Rehovica,deputetë të Partisë Socialiste, Anila Agalliu dhe Eduard Bejko.zv/Kryetari i Këshillit të Qarkut Kastriot Rapaj, Prefekti i Qarkut Berat, Fadil Nasufi,përfaqësues nga partitë politike të spektrit të majtë, përfaqësues nga Bashkia, Shoqata e Veteranëve, familjeve të dëshmorëve, qytetarë etj. Nën marshet funebër të bandës së qytetit të pranishmit vendosën kurora në Përmendoren e Dëshmorëve të atdheut. “Nëse Shqipëria sot është një vend i lirë dhe duke synuar prosperitet dhe integrimin në Europë kjo padyshim edhe falë bijve dhe bijave më të mirë të vendit që vunë mbi gjithçka idealet e lirisë dhe përparimit.”- u shpreh kreu i bashkis Berat Petrit Sinaj.

Kukës- Ndërsa në Kukës, festa e Çlirimit u përqafua nga qytetarë të shumtë, të cilët bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve ku kanë vlerësuar kontributin e dhënë për çlirimin e vendit të luftëtarëve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency