Igli Cara reagon ndaj Ramës për Portin e Durrësit: Janë 3.8 miliardë euro në këmbim të asgjëje

0
130

Kandidati në primare për Bashkinë e Durrësit Igli Cara reagoi sot ndaj deklaratave te kryeministrit Rama për Portin e Durrësit.

 

“Zot fale se nuk di se çfarë thotë!

 

Reagimi i Ramës, në rastin më të mirë është për të ardhur keq!

Rama, që vetë firmos dhe vetë vulos pranon faktin që jemi në plehra, duke harruar që është prej rreth 10 vitesh në krye të qeverisë.

Të falësh 3.8 miliardë euro, në këmbim të pothuaj asgjëje, nuk eshtë të qëndrosh në plehra!

Durrsakët kanë treguar ndër vite, që nuk e hanë sapunin për djathë!

Ky qytet ka histori, emocion, trashëgimni, vlera të pamatshme dhe të patjetërsueshme, ndaj nuk e di me çfarë kandari e ke peshuar?!

Për ata, që e duan dhe e jetojnë këtë qytet, Durrësi nuk ka vetëm vlerë parash dhe kullash!

Të mendosh që mburret si durrsak dhe që përfaqëson Durrësin në Parlament!!!

Shtëpia jote nuk ka çmim, me të as bëhet tregti dhe as shitet lirë!

Porti i Durrësit është i durrsakëve dhe i shqiptarëve!

O me portin në shtëpi, o larg Durrësit me gjithë qeveri!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here