Goditja e Polonisë nga raketat ruse, Zheji: Vendimi i NATO-s pas përgjigjes që do të japin shërbimet sekrete. Nëse ndërhyhet ushtarakisht, Shqipëria…

0
92

Goditja e raketave ruse në territorin polak ku janë shënuar dy viktima kanë shkaktuar shqetësim të madh në radhët e krerëve të SHBA-së apo edhe vendeve anëtare të NATO-s.

Liderët kryesorë të Botës janë mbledhur në samitin e G20 në Bali të Indonezisë, ndërkohë që presin një përgjigje të ekspertëve se çfarë trajektore kanë ndjekur raketat ruse që kanë goditur Poloninë.

Analisti Artur Zheji tha në një lidhje në News 24 se në varësi të përgjigjes që do të japin shërbimet informative amerikane dhe britanike, do të jetë edhe vendimmarrja e ardhshme e NATO-s.

Ka një fat të madh në këtë rast që vendet më të përgjegjshme janë në Bali në mbledhjen e G20. ka dy shpjegime në lidhje me këtë “askident”, Zelensky është shprehur për vullnetin e plotë të Ukrainës për të rimarrë çdo territor që ishte pushtuar nga trupat ruse. Pas këtyre deklaratave ka pasur një shi raketash ndaj Ukrainës. Nuk përjashtohet fakti që në këtë raprezalje raketore disa të jenë devijuar dhe të kenë shkuar në territorin polak. Në momentin që do kemi një përgjigje të certifikuar nga shërbimet sekrete amerikane dhe britanike lidhur me prejardhjen e raketave, do të merret vendimi përkatës. Nëse do ketë hapësira mirëkuptimi, ose nëse do e pranojnë që ishte një lajthitje e trajektores, do të ketë një mbledhje të NATO-s për të marrë vendimin. Nëse NATO do të deklarojë se synimi ka qenë për të shkatërruar një bazë të saj në Poloni, situata ndërlikohet jashtëzakonisht shumë”, tha Zheji.

Sipas tij “Ka një teori për një godijte të polonisë. Por ekspertët nuk nxitohen pasi ka shumë mundësi që këto të jenë kundër raketa të devijuara, pra raketa që do të binin në territorin ukrainas. Kjo është për tu sqaruar. Por kjo nuk ka përjashtuar faktin që është krijuar një tension shumë i madh në Bali ku është mbledhur G20. Në atë takim kanë kërkuar që të sqarohet skenari nën të cilin ka ndodhur vrasja e dy personave brenda një vendi anëtar të NATO-s. Kemi një telefonatë të Presidentit Biden me presidentin polak për të shprehur solidaritetin e drejtëpërdrejtë. Në momentin që do të kemi një informacion të certifikuar do të merren vendimet përkatëse. Ka një tension shumë të madh lidhur me përpunimin e të dhënave dhe brenda 24-48 orëve kur do të merret një vendim. Do ishte një fatalitet i madh nëse do kalonim nga artikulli katër në artikullin pesë, pasi do të ishte fillimi i një lufte të përgjthshme dhe ky nuk do të ishte një lajm i mirë për askënd”.

Aktivizimi i nenit 5 të trakratit të Aleancës, do të thotë që edhe Shqipëria do ti përgjigjej ushtarakisht Rusisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here