Porti i Durrësit, Tabaku: 300 mln euro i falen kompanisë fantazmë, shqiptarëve u janë marrë 500 mln euro me rritjen e çmimeve

0
114

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka sulmuar ashpër qeverinë “Rama” sa i takon çmimeve të produkteve ushqimore apo dhe atë të karburanteve.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku, duke u ndalur te Porti i Durrësit, thekson se 300 milionë euro taksa i falen një kompanie fantazmë ndërkohë që shqiptarëve u janë marrë 500 mln euro nga rritja e çmimeve këto pakë muaj.

REAGIMI I TABAKUT
Mirëmëngjes!
Unë e di që çdo familje shqiptare zgjohet në mëngjes dhe bën llogaritë me çmimet e rritura të produkteve, që nga buka, qumështi, tek çmimi i karburantit, tarifat e arsimit, transporti publik. Çdo gjë tjetër në Shqipëri është më shtrenjtë si pasojë e taksave.
Kush është përgjigja e qeverisë? Zgjohet e ngryset vetëm me një ide; çfarë PPP-je do të japë?

Si Porti i Durrësit që do diskutohet që sot në mëngjes në Kuvend.
300 mln euro taksa i falen një kompanie fantazmë ndërkohë që shqiptarëve u janë marrë 500 mln euro nga rritja e çmimeve këto pakë muaj.
Kush është zgjidhja?

Unë mendoj që argumenti më i mirë është tregu i lirë, konkurenca, meritokracia, buxheti në shërbim të qytetarëve, vendosja e prioriteteve që ka një dhe vetëm një t’i mbajmë shqiptarët këtu!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here