Afera e Portit të Durrësit/ Vasili: Pika më strategjike e Shqipërisë po i jepet një kompanie anonime

0
98

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Kuvend, për Portin e Durrësit, marrëveshje e cila u fut me procedurë të përshpejtuar në seancën plenare për miratim.

Ai ka akuzuar kryeministrin Rama se “është i kapur keq për shkak të paradhënieve të majme”.

Ndër të tjera deputeti i PL tha se janë qindra milionë euro që nuk do derdhen në arkën e shtetit, nga ky projekt për shkak të një vendimi që ka marrë kryeministri Rama.

I ftuar këtë mëngjes në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Vasili ritheksoi dhe njëherë se afera e Portit të Durrësit mbetet një nga aferat më të mëdha korruptive, ku një nga pikat më strategjike të Shqipërisë dhe më e veçanta nga ana gjeopolitike po i besohet një kompanie anonime që ka më pak se një vit në treg.

“Kjo aferë e shitur si investim i jashtëzakonshëm është katandisur si një flluskë sapuni sepse në marrëveshjen përkatëse është shkruar që aksionerët, pra shteti bashkë me këta, do të investojnë 3.5 përqind të shumës.

Bëhet fjalë për një kontribut të shtetit për disa qindra miliona euro, taksa të përjashtuara, 812000 metra katrorë por në planin e paraqitjes shkon deri në 1.3 milionë metra katrorë. Të gjitha të dhëna pa para. Vetëm terreni ka një vlerë që kalon 1 miliard e sa euro. Dhe po te shikoni në gjithë historinë secili moment më i errët se tjetri.

Vazhdojmë më tutje, është thënë në mënyrë mafioze që secili që blen një apartament atje i jepet pasaportë shqiptare.

Por, dhe këtë arritje të madhe në lidhje me Europën, Rama e kthen në një biznes mafioz. BE ka thënë qe nuk duhet të ketë passaporta të arta, në të kundërt do rishikohet çështja e vizave.

Vazhdojmë më tej, un e kam thënë shumë qartë, i jam drejtuar qeverisë me pyetje dhe me kërkesa për tu përgjigjur se çfarë ndodh me Portin e Durrësit. Sot e kësaj dite që flasim bashkë, megjithëse është ligjërisht e ndaluar, unë nuk kam një përgjigje, sepse kanë frikë të kthejnë përgjigje. Por pse kanë frikë? Sepse i kam pyetur se kush janë investitorët.

Dhe, kush janë investitorët do thoni ju?

Janë të panjohur, nuk i di asnjeri sepse janë të regjistruar në parajsa fiskale që nuk deklarohen as aksionerë, as fondet, dhe as origjina e tyre.

Pra, aseti, pika më strategjike e Shqipërisë, më e veçanta në pikëpamje gjeopolitike, tregtare, ekonomike ju jepet kompanive të krijuara një vit më parë, kompanive anonime” u shpreh Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here