Valentino Rossi ” i pari” edhe jashtë Moto GP

0
177

Ai është 38 vjeç e pas dy muajsh do të shuajë 39 qirinj mbi tortë, e njihet si një nga pilotët më “të çmendur” e më të suksesshëm të të gjitha kohërave në garat me motorë, falë 9 titujve kampion bote që ka siguruar në karrierë, 7 prej të cilave në klasin e “mbretërorëve” Moto GP.

Ai ka qenë shpesh në faqet e para të kronikave rozë, jo për ndonjë skandal, por për femrat simpatike që e kanë shoqëruar ndër vite.

Emrat janë të shumtë, nga Aura Rolenzetti, Eleonora Pedron, Elisabetta Canalis, Linda Morselli, Maddalena Corvaglia, Mandala Tayde, e deri te Martina Stella… Por këto janë vetëm emrat e së shkuarës që ai ka lënë pas.

Tashmë duket se në krahët e tij është hedhur një tjetër modele, që jo rastësisht e njeh mirë sportin e garave të motoçiklizmit. Ai ka qenë një nga vajzat me çadra që shoqëronin pilotët teksa zbrisnin në pistë, përpara nisjes së garave, e quhet Francesca Sofia Novello.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here