Arben Derhemi jep lajmin në krah të Robert Ndrenikës: Është gati, rifillon ‘Njerëz dhe fate’

0
445

Në serialin “Njerëz dhe fate” ata ishin babë e bir. Arben Derhemi, përmes një fotografie me në krah aktorin Robert Ndrenika jep lajmin se seriali do të rikthehet

Në këtë produksion të vitit 2003 që mbajti të mbërthyer publikun shqiptar pas ekranit, ai ka luajtur rolin e Florit, djalit plangprishës së familjes që mplekset me aferat e trafikut të drogës dhe jo vetëm, duke trazuar edhe jetët e familjarëve të tij.

Aktorët, si Eni Jani (në serial “Era” motra e Florit) kanë shprehur dëshirën e rikthimit të këtij seriali ( të konsideruar edhe si telenovela e parë shqiptare).

Në këtë serial luajtën aktorët më të mirë të dy brezave, si Mehdi Malkaj, Natasha Sela, Marjeta Ljarja, Valbona Imami deri tek Dritan Boriçi e Lulzim Zeqja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here