Mediat e Ramës/ ‘Zëri i Amerikës’ është media e Putin

0
110

Protesta madhështore e 12 nëntorit, i ka dëshpëruar aq shumë mediat e Edi Ramës, aq sa janë munduar të lidhin të të palidhëshmen.

Mediat online dhe televizionet e Edi Ramës kanë dhënë në sinkron lajmin se edhe mediat ruse kane raportuar për protestën e opozitës në Shqipëri, duke aluduar për lidhjet që përmend Rama në çdo miting me administratën e tij.

Por këto media, harrojnë të raportojnë dhe publikimet e Zërit të Amerikës-VOA, medias së Departamentit të Shtetit.

VOA jo vetëm që ka transmetuar protestën madhështore live, por në fakt ka raportuar dhe pranuar Sali Berishën si lider të Partisë Demokratike.

Është po Zëri i Amerikës që shkruan se 12 nëntori është protesta më e madhe kundër Edi Ramës dhe qeverisjes së tij ndër vite, që kur ai u bë kreu u qeverisë.

Tani pyetja për bole (inot) e Ramës është: A edhe Zëri i Amerikës është media e Putin?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here