‘Shteti amë na vjedh’/ Kalimi në kufi, mjeku nga Tetova shpërthen në akuza: Testi që kushton 80 cent në Europë, këtu shitet me 25 euro

0
89

Qytetarë të shumtë u detyruan që të bënin testin PCR në mënyrë që të kalonin kufirin për në Shqipëri. Ata pritën me orë të tëra për të kaluar pasi duhej të zbatonin rregullat që u futën ditën e sotme në fuqi. Një prej qytetarëve, ishte mjek shqiptar nga Maqedonia, i cili kërkonte të hynte në Shqipëri përmes pikës së Qafë Thanës, thotë se është kriminale që tiu bëhet test fëmijëve 6-11 vjeç.

Ai është shprehur për ‘Faxnews’ se në çdo vend të Europës testi kushton 80 cent ndërsa në Shqipëri është 25 euro. Qytetari e ka quajtur këtë një vjedhje të hapur të qytetarëve, dhe tha se me shumë gjasë familja e tij do të kthehet sërish në Maqedoni, pikërisht për shkak të këtij rregulli të vendosur në kufi.

Papritmas u bllokuam në hyrjen e Qafë Thanës, që edhe fëmijët nga 6-11 vjeç duhet të kenë PCR, kjo nuk vlerësoj se është standard i një vendi europian, shteti amë na vjedh në mes të rrugës në ditën me diell.Nuk di kush është kjo kompani fantazmë, nuk e di se çfarë teste aplikon mbi fëmijët, jam me profesion mjek. Nuk di nëse ka ndonjë vend të rajonit, në çdo vend të BE ky test kushton 80 cent, në vendin tonë 2 euro, ndërkohë që këtu duan 25 euro që ta bëjnë.Shpesh testohem vetë për shkak të punës me pacientë me Covid”, shprehet mjeku nga Tetova.

Çdo qytetar që do të vijë në vendin tonë, do ti kërkohet një nga 3 kushtet: vaksina anticovid, test negativ i kryer në 72 orët e fundit, ose dëshmi që e ka kaluar Covid në 6 muajt e fundit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here