Meta: Për të varfrit Rilindja ka vetëm dy alternativa: ose nënshtrimin, ose dëbimin

0
96

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në protestën e organizuar nga opozita mbrëmjen e sotme u shpreh se Rilindja në 10 vite bëri të kundërtën e premtimeve që erdhi në pushtet.

Meta tha se Rama premtoi 300 mijë vende të reja pune, por dëboi mbi 740 mijë shqiptarë dhe se për të varfrit Rilindja ka vetëm dy alternativa: ose nënshtrimin, ose dëbimin.

Meta: Rilindja në 10 vite bëri të kundërtën e premtimeve që erdhi në pushtet. Premtoi qeverisje me duar të pastra dhe transparente dhe sot jemi vendi i parë në Evropë për korrupsion dhe i dyti në botë për ryshfet. Shtëpia e tyre e parë nuk është Shqipëria, por offshoret ku kanë fshehur lekët tuaja, nën emrin e tyre dhe të miqve të tyre. Premtoi 300 mijë vende të reja pune, por dëboi mbi 740 mijë shqiptarë. Shqipëria ka numrin më të madh të të burgosurve në vend dhe jashtë vendit. Po kështu, Tirana është kryeqyteti i parë në botë, për numrin e gjobave që u vihen qytetarëve.

Për të varfrit Rilindja ka vetëm dy alternativa: ose nënshtrimin, ose dëbimin. Drejtësia e Rilindjes dënon me burg qytetarët që nuk paguajnë dot energjinë, por nuk vepron ndaj drejtorëve të saj që vjedhin miliarda duke e shitur shumë herë më lirë dhe duke e importuar shumë herë më shtrenjtë. Drejtësia e Rilindjes arreston 82-vjeçaren në fshatin e Vlorës për një kotec pa leje, por garanton amnisti për katet dhe pallatet pa leje në mes të Tiranës. Legalizimin falas që premtoi para se të vinte në pushtet, e beri vetëm për më të pasurit dhe më të fortit. Për më të dobëtit zgjodhi ruspat për tu shembur shtëpitë dhe nuk ua kurseu as gazin helmues nënave me foshnjë për t’i nxjerrë dhunshëm në rrugë të madhe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here