Largimet, në Fier 400 nxënës kanë braktisur shkollat

0
153

Shkëlqim AllkajRreth 400 nxënës të shkollave të qarkut Fier kanë braktisur bankat e shkollës dhe janë larguar drejt vendeve europiane kryesisht Gjermanisë me ose pa familje.

Lajmi konfirmohet si nga kreu i DAR-it qarkut Fier, Shkëlqim Allkaj ashtu edhe nga nxënës shkollash të mesme. Kjo shifër i referohet periudhës tetor 2014-mars 2015 .

Braktisja e shkollës dhe ikja drejt vendeve të BE prej nxënësve të shkollave  ka bërë që DAR të marrë masa duke orientuar mësuesit që në orë të caktuara të kryejnë bashkëbisedim me nxënësit për të folur rreth kësaj teme për të parandaluar këtë fenomen.

Shkëlqim Allkaj kreu i DAR qarku Fier ka pohuar se: “Nuk mund të flasim për eksod por që kanë braktisur bankat e shkollës dhe janë larguar me familjen ose në mënyrë individuale, flas për nxënësit e shkollave të mesme, në vende të BE por këto kohët e fundit edhe drejt Gjermanisë.

Duke parë këtë dukuri kemi orientuar mësuesit që në orë të veçanta të bashkëbisedojnë me nxënësit rreth këtij fenomeni, pse duhet të ikin, nuk duhet të braktisin shkollën, tashmë që Shqipëria është pjesë e BE nuk afrojnë as azil politik dhe as azil ekonomik”.

Nga ana tjetër nxënës të shkollave të mesme kanë mendime dhe opinione të ndryshme ku pohojnë se nuk duhet të ikin sepse do ti kthejnë, duhet të rrinë në Shqipëri pasi vendi ynë është drejt zhvillimit.

Ka edhe nga ata nxënës që pohojnë se duhet të ikin, këtu nuk ka alternative, nuk ka punë, ekonomia është shumë e dobët dhe nuk kanë alternativë tjetër

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here