Lefter Koka kërkon lirimin nga qelia si i sëmurë

0
74
Ministri i Mjedisit Lefter Koka, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Veprimtarive Prodhuese, Tregtine dhe Mjedisin, ku u shpreh kunder vendosjes se akcizes per gazin e lengshem qe perdoret per automjetet./r/n/r/nMinister of Environment Lefter Koka, speaking during a meeting of the Parliamentary Committee on Productive Activities, Trade and Environment, where he said that was against establishing excise duty on LPG used for vehicles.

Lefter Koka kërkoi zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg” duke argumentuar se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Seanca e shqyrtimit të kërkesës së ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për lirimin nga qelia u shty. Gjykata e Posaçme ka shtyrë për të premten tjetër seancën. Në seancën e sotme gjykata administroi akt-ekspertimin e mjekëve ligjorë mbi gjendjen shëndetësore të Kokës.

Sipas këtij akti, Koka është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kërkon zbutjen e masës “arrest në burg” dhënë për llogari të hetimit të inceneratorit të Fierit.

Kujtojmë se dy javë më parë, Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e Kokës për ndryshimin e masës “arrest në burg”. Ajo ishte caktuar për përfshirjen e tij në abuzimin me inceneratorin e Elbasanit.

Dy ditë më parë ish-deputeti Alqi Bllako, i bashkakuzuar për inceneratorin e Fierit, u rikthye në qeli me një vendim të Apelit të Posaçëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here