Berisha: Populli opozitar do përdorë të gjitha metodat e mosbindjes civile

0
103

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se “populli opozitar do përdorë të gjitha metodat e mosbindjes civile dhe do shpallë moton e tij nesër në protestë”.

“Ju kam deklaruar se opozita është në protestë, populli opozitar është në protestë kundër kësaj qeverie. Populli opozitar do përdorë të gjitha metodat e mosbindjes civile dhe do shpallë moton e tij nesër në protestë. Sepse ne nuk mund të pajtohemi kurrë me shpërbërjën e kombit shqiptar nga konfiskimi i lirive të shqiptarëve nga një qeveri e lidhur kryekëput me krimin, drogën, vjedhjen dhe mashtrimin”, tha Berisha.

“Ne e kemi shumë seriozisht këtë betejë”, shtoi kreu demokrat.

Në lidhje me kohëzgjatjen e protestës, Berisha tha: “Policia në interesin e saj më të mirë, të mos bëhet mercenare e Edi Ramës. Këtë i them policisë unë. Ka Kushtetutë, protestuesit janë fuqia absolute morale e vendit. Mjerë ai që i prek. Protesta do të zgjasë sa të dojë populli shqiptar. Sa t’i teket popullit opozitar. Ai është nesër sovrani i Shqipërisë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here