“Në 12 nëntor përballë zyrave luksoze të qeverisë”, Berisha publikon video-mesazhin: Të bëhemi bashkë në protestë dhe t’i dalim zot vendit

0
134

Kreu i PD Sali Berisha, ka shpërndarë video-mesazhin e një qytetarëve e cila ka renditur arsyet përse do t’i bashkohet protestës së paralajmëruar më 12 nëntor.

“E shtunë, 12 Nëntor, ora 16:00 #Protesto t’i dalim Zot bashkë.”, shkruan Berisha në Facebook.

Kreu i PD i bën thirrje qytetarëve të bashkohen për t’i dalë zot vendit.

“Në datë 12 nëntor do të protestoj përballë zyrave luksoze të qeverisë, përpara luksit të panevojshëm të ofiqarëve tanë. Unë si kryefamiljare do të protestoj pasi me të ardhurat e mia dhe të bashkëshortit nuk po mundemi t’ja dalim. Unë do të protestoj, ne të gjithë duhet të protestojmë”, shprehet në video-mesazh një qytetare.

https://www.facebook.com/watch/?v=831395054646927&t=0

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here