“Guardia di Finanza në Shqipëri”, Zafarana: Gomonet me drogë dhe trafikimi i njerëzve, probleme madhore

0
90

25 vjet më parë Guardia di Finanza dhe Policia Shqiptare, nisën bashkëpunimin mes tyre në një kohë kur trafiqet e paligjshme mes dy vendeve po lulëzonin.
Në këtë përvjetor autoruitete të larta të policisë italiane dhe asaj shqiptare, vlerësuan bashkëpunimin mes tyre në të gjitha vitet e fundit, në goditjen e paligjshmërive.

 

Teksa Shqipëria po kalonte momente të vështira që çuan në pikëpyetje ekzistencën e vetë shtetit, dhe teksa trafiku i qenieve njerëzore nga Shqipëria drejt Italisë, në nëtorin e 1997, Guardia di Finanza do të vinte në një mision kontrolli për herë të parë në vendin tonë.

Që nga ajo kohë kanë kaluar 25 vite, ndërsa bashkëpunimi mes Policisë Italiane dhe asaj Shqiptare nuk është ndalur.

Në shënjimin e këtij përvjetori në vendin tonë erdhi Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza-s, Gjeneral Armate Giuseppe Zafarana.

Në një ceremoni të zhvilluar në Durrës, Zafarana solli në vëmendje çështjet kryesore të bashkëpunimit me autoritetet shqiptare.

“Bashkëpunimi ynë nis në nëntor të 1997. Meriton një vëmendje, sekuestrimi i anijeve të ngarkuara me duhan të Përpunuara jashtë vendit. Gomone dhe varka që i dedikoheshin trafikut të drogës dhe qënieve njerëzore drejtuar në bregdetin Italian,” tha ai.

Edhe drejtori i Policisë Shqiptare Muhamet Rumbullaku tha se bashkëpunimi dhe besimi me partnerët italianë është mjaft i rëndësishëm për organizatën e policisë.

“Sot po kujtojmë 25 vjetorin. Jam krenar e deklaroj, pa asnjë pikë dyshimi, se Policia e Shtetit është një partnere e besueshme, e aftë për prfesionalisht, shumë e angazhuar dhe shumë e vendosur për tu përballur me sfidat e kohës, krahë për krahë me partnerët tanë strategjik euroatlantik,” tha ai.

Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza-s, Gjeneral Armate Giuseppe Zafarana, u dekorua një ditë më parë ngë Kryeministri Edi Rama me medaljen e nderit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here