Balliu: Çdo ditë po i bëre testin, Rama del i droguar. PS, parti e e lidhur në gjenezë me krimin

0
111

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu, komentoi në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv përplasjen e opozitës me kryeministrin Edi Rama në Parlament. Klevis Balliu deklaroi se gjuha e Edi Ramës varet nga lloji i mallit, substancës që ai përdor.

“Mbase substanca e fundit ka qenë më e keqe se e zakonshmja dhe e çon në këto shpërthime. Nga ana tjetër po bëhej gjithçka vetëm që të mos raportohej për buxhetin e radhës që përfaqëson sloganin e qeverisë; ‘Ska lekë për shqiptarët, miliarda për pushtetarët.’”-tha Balliu.

Më tej Klevis Balliu tha se gjuha e Edi Ramës është e një të droguari ndërsa shtoi se ai është Putini i vendit të vet.

E gjen atë është apo jo i droguar. Çdo ditë që i bën testin ai del i droguar. Buxheti, çfarë ishte ky buxhet se ky flet për Putinin.

Në Ukrainë çmimi i naftës është më i ulët se këtu. Reformat e këtij janë më të zeza se raktet e Putinit.

Nga Ukraina, largohen më pak njerëz se nga Shqipëria. Reformat e Ramës më të egra dhe më të vështira se vetë Putini.

Ku ka Putin më të zi se kryeministri Edi Rama, ky është Putin ndaj shtetit të vet.”-tha Balliu.

Balliu hodhi akuza të forta teksa tha se shqiptarët nuk janë kriminelë, por investimi në krim vjen drejtpërdrejt nga qeveria shqiptare me në krye Edi Ramën.

“Parti e krijuar nga vrasës, komunista, nga Enver Hoxha e me radhë. Kryetari i PS në 2022 është djali i një vrasësi. Kjo është parti e lidhur në gjenezë me krimin.”-deklaroi Balliu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here