Teliti – Ramës: Meqë krenohesh për dyfishim Buxheti, pse s’janë dyfishuar pagat, pensionet, investimet?!

0
150

Një koment për arritjen e madhe që trumbeton Kryeministri: “kemi dyfishuar buxhetin krahasuar me 2013”.

Nga Dorian Teliti

Së pari, ke dyfishuar buxhetin pasi ke rritur taksat vit për vit. “Merri çdo qindarkë që kanë” – ka qenë kryefjala e këtyre viteve. Çdo vit shqiptarët paguajnë 500 milionë euro shtesë vetëm nga efekti i rritjes së taksave.

Së dyti, në 8 vite ke rritur borxhin publik me 5 miliardë euro.

Se treti, ke mbush arkën e shtetit plot si pasojë e rritjes dyshifërore të cmimeve.

E pra, kur “qenkemi kaq mirë” sa krenohemi për dyfishim buxheti…pse nuk janë dyfishuar pagat e mjekëve, infermierëve, mësuesve?!

Pse nuk janë dyfishuar pagat e pedagogëve, te cilët protestojnë për paga të paktën sa të honologëve të tyre në Kosovë?

Pse nuk është dyfishuar ndihma ekonomike? Pse nuk janë dyfishuar pensionet? Pse nuk janë ndërtuar dy herë më shumë rrugë, shkolla, spitale apo ujësjellsa, por përkundrazi, numërohen me disa herë më pak investimet reale.

Atëherë ku kanë shkuar paratë??? Përgjigja është shumë e thjeshtë…janë shpërdoruar dhe po shpërdorohen dita ditës, që nga PPP-të dhe tenderët pa garë e deri tek udhëtimet luksoze me chartera dhe lukse zyrash.

Mund ta dyfishosh buxhetin në letra, por realisht ky dyfishim s’ka shkuar në rritje të mirëqenies së qytetarëve, ndryshe s’do kishin marrë rrugët e kurbetit 744 mijë shqiptarë në 8 vitet e fundit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here