Menutë e Kopshteve/ ‘Injorantë me 5 klasë shkollë’, ja si i quan drejtuesja e projektit të Bashkisë prindërit që u ankuan

0
261

Drejtuesja e projektit të Bashkisë për “Menune e Kopshteve” i quan prindërit që u ankuan injorantë me pesë klasë shkollë.

Statusi në Facebook nga Denata Toçe, e cila përgëzon dietologen Blerina Bombaj për iniciativën e projektit më të ri të Bashkisë së Tiranës, për “hartimin” e “Menusë së Kopshteve”, u kthye në një vatër replikash mes Bombajt dhe Kreut të Këshilltarëve Bashkiakë të Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku.

Në komentet e tij, Çollaku thekson se fëmijët e mitur nuk mund të trajtohen si kontigjent eksperimental dhe se regjimi dietik për të miturit nuk mund të përcaktohet pa dakordësinë e prindërve, as nga dietologët, as nga Bashkia. Këtë projekt Çollaku e quan dhunim etik dhe e vlerëson të çuditshëm faktin se pse ky projekt realizohet nga një dietologe, kur në fakt, thekson ai, duhet vlerësuar nga mjekë e nutricionistë.

Bombaj replikon duke theksuar se kjo nismë është në të mirë të fëmijëve dhe se në asnjë vend të botës menuja nuk hartohet në dakordësi me prindërit, por me profesionistë të fushës. Në replikat e saj, Bombaj i quajti prindërit që ankohen për këtë projekt të Bashkisë, injorantë me pesë klasë shkollë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here