Mega-afera e Portit të Durrësit/ Rama fyen opozitën: Bedelë, dele, të shitur

0
126

Sepse keshtu mendojme ne, sepse ne nuk kemi kohë për të humbur. Kemi më shumë se një vit që negociojmë”.

Kështu deklaroi gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama për kalimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për Portin e Durrësit.

Me 62 vota pro dhe 20 kundër, është miratuar kërkesa e qeverisë për të kaluar me procedurë të pershpejtuar një projektligj për Portin e Durrësit. Kalimi me procedurë të përshpejtuar, u kundërshtua nga opozita.

Kjo e fundit e quan projektin e Portit të Durrësit një mega-skandal. Por Rama reagoi me fyerje dhe sharje ndaj tyre.

“Hajde më thoni për cilën arsye duhet të derdhnit paratë ruse këtu për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj, për ta bërë më demokratike? Më të drejtë, më transparente? Apo s’i keni marrë ato para, deri dje mund ta thoshit. Jeni kaq të pa fe, pa atdhe e të pafytyrë, 2 miliardë investim që i bën ai që vjen,  ju thoni kujt do ia jepni, ju s’keni faj se jeni mësuar të merrni para kesh edhe nga armiqtë e këtij vendi, të zbardhi dhëmbët tuaj që janë e qeshura e madhe”.

“Buxheti diskutohen në kushtet e një tjetër krize, e treta radhazi. e lidhur me paratë që keni marrë ju. Jeni bedelë që s’kuptoni se pse jeni këtu, por më e keqja sepse ju tërheqin nga hunde ca të tjerë, që i thonë shqiptarëve ato që Putin thotë: Ç’lidhje ka inflacioni me mua, kriza, pse në Evropë shajnë rusin për gjëra s’i ka bërë. Po bëjnë një operacion policor në Ukrainë, Ju jeni bedelë s’dini çfarë thoni, po flas për ata që morën paratë ruse, ngriti vathën dhe shkonit si dele blegërinit për të rrëzuar qeverinë. Jeni të shitur, disa prej jush janë të shitur dhe disa janë të shitur se janë gjela deti, si ai atje një turp madhe për këtë vend e parlament”, tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here