Dy fjalë për të dalldisurat e Rilindjes!

0
185
Nga Elona Caslli
Të dashura të dalldisura të Rilindjes, jam vënë në dijeni se disa prej jush shqetësohen mjaft për kritikën time ndaj dalldisjes suaj, para të pangatërrueshmit Agim Rama në hapësirat e parlamentit.
Nëse e keni harruar, po jua rikujtojmë se jeni deputete dhe përveç përgjegjësisë individuale keni edhe një përgjegjësi publike ndaj taksapaguesve shqiptarë.
Nëse dalldisja juaj do të ndodhte jashtë hapësirave të parlamentit, unë nuk do të kisha asnjë arsye për ta gjykuar këtë të fundit, ndonëse nuk do të pajtohesha me këtë dalldisje dhe me komentet jargavitëse të Agim Ramës mbi to.
Në çastin që parlamenti kthehet në një studio fotografie, ku dalldisen gra e burra, pa dallim moshe e krahine, më lind e drejta e kritikës.
Ndonëse ju keni vendosur ta reduktoni parlamentin në një sallë dalldisjeje kolektive, kjo nuk do të thotë se ķy institucion nuk mbart asnjë vlerë.
Ju i keni dhënë fytyrën tuaj, por kjo nuk do të thotë se parlamenti duhet të ketë detyrimisht atë fytyrë.
Në një vend normal, ju me mendim nuk duhet të shkelnit në atë institucion për sa kohë nuk jeni në gjendje të përmbaheni në radhë të parë si gra me ca vite mbi kurriz e mandej si përfaqësuese të taksapaguesve shqiptarë.
Ju doni të na servirni si standard normal diçka që është krejt anormale. Këtu fillon dhe mbaron kritika ime për ju të dalldisura. Kur të na kenë lënë shqisat, do të mund ta pranojmë anormalitetin për normalitet. Për sa kohë nuk na kanë lënë, do e kundërshtojmë anormalitetin tuaj, që nuk është normaliteti ynë.
Post Scriptum- Kodi i etikës vlen për çdo institucion dhe profesion. Lexojeni dhe dalldisuni tjetërkund me Agim Ramën.
Elona Caslli
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here