Inflacioni në shifra historike, shtrenjtimi i ushqimeve dhe i karburanteve gjunjëzojnë ekonominë

0
188

Inflacioni ka arritur shifrën historike negative në muajin tetor. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, sektori i ushqimeve dhe ai i karburanteve mbeten faktorët kryesorë që kanë shkaktuar dhe rritjen e çmimeve në vend. Banka e Shqipërisë rriti normën e interesit për të mbajtur nën kontroll inflacionin, por kjo politikë duket se nuk po ndikon.

Inflacioni në shifra historike, shtrenjtimi i ushqimeve dhe i

Rritja e çmimeve të të gjitha produkteve dhe shërbimeve në vend nuk ndalet.

Si pasojë inflacioni në muajin tetor ka arritur në shifrën historike prej 8.3%, niveli më i lartë që prej 1998-ës.

Instituti i Statistikave në raportin e fundit del në konkluzionet se rritja e çmimeve në muajin tetor është ndikuar kryesisht nga importi i ushqimeve, të cilat që prej agresionit rus në Ukrainë kanë shënuar rritje globale.

Po ashtu një tjetër arsye mbetet edhe grupi i transportit, i cili gjatë muajve të fundit ka njohur nivelet më të larta të shtrenjtimit të karburantit, edhe pse Shqipëria futet në vendet që e prodhojnë atë.

Shpenzimet u shtuan me 0.70 % edhe për të paguar qira, ujin, lëndë djegëse, apo energjinë elektrike.

Inflacioni ka dhënë ndikim të vazhdueshëm në rritjen e çmimit dhe në mobilje, pajisje shtëpie, restorante, hotele etj.

Me një diferencë prej një muaji, rritja e çmimeve ka prekur të gjithë sektorët, duke filluar nga ushqimet dhe karburanti, qiratë, uji, energjia e për të vazhduar te shëndeti.

Edhe tentativa e Bankës së Shqipërisë, e cila pak ditë më parë për të pestën herë brenda pak muajve vendosi të rrisë normën e interesit me 0.5 duket se nuk prodhoi rezultatin e shpresuar, pasi statistikat tregojnë që kjo lloj politike nuk po jep fryte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here