Kume: Kandidatët e primareve do t’i shohim në zgjedhje, procesi demokratizon partitë

0
103

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, Kristaq Kume, ekspert i çështjeve zgjedhore u shpreh primaret janë të mira për demokratizimin e partive.

Ai tha se kjo nuk është një shtesë për garën për zgjedhjet lokale sepse duhet parë suksesi i kandidatit të dalë nga primaret.

Kume: Cili është rezultati i primareve: është kandidati. Nëse ai kandidat është më i fuqishëm kur del me primaret përballë PS-së, këtë do ta shohim. Këtë mund ta bënte edhe PS-ja, nëse nga primaret merret më shumë. Kjo duhet parë.

Nuk e shoh si pjesë shtesë për garën, por si një rrugë për demokratizimin e partisë Demokratike. Do të doja që ta bënin të gjitha partinë në vend, të pyeteshin të gjithë. Është një proces që është kërkuar me kohë në vendin tonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here