Përfundojnë në pranga dy persona në qytetin e Beratit, të cilët akuzohen se kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë.
Bëhet fjalë për Bledar Qolja 44 vjeç dhe Briano Qolja 19, babë e bir, banues në lagjen Çlirim, të qytetit jugor.
Sipas njoftimit të Policisë, këta shtetas, në vendin e quajtur “Dogana”, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në pikën e kontrollit, nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentacionin e mjetit dhe i kanë kundërshtuar ata me dhunë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.