Thirrja e Berishës për shqiptaro-amerikanët: Mos votoni kandidatët e mbështetur nga Sorosi

0
136

Amerikanët do u drejtohen kutive të votimit për ato që njihen si zgjedhjet e mes-mandatit, me një rëndësi të madhe për ekuilibrat politikë në SHBA.

Ndërkohë, lideri demokrat, Sali Berisha, rishpërndau një thirrje drejtuar shqiptaro-amerikanëve, që të mos votojnë për kandidatët që mbështeten nga George Soros, i cili është donatori më i madh në këto zgjedhje, me rreth 200 milionë dollarë të deklaruara hapur.

Unë nga kjo studio shfrytëzoj rastin të ftoj të gjithë shqiptaro-amerikanët, që në zgjedhjet e nëntorit, të mos japin asnjë votë për kandidatët e mbështetur nga George Soros.
Pasi ai është një armik i egër. Po flas për kandidatët që mbështeten nga Soros. Sepse Soros është një armik i egër i demokracisë, është ideolog i kësaj rënie dramatike, i mbrojtjes së korrupsionit të Edi Ramës, i shkatërrimit të sistemit të drejtësisë.
Çfarë do të thotë kjo, e akuzon tjetrin për korrupsion, pa paraqitur asnjë fakt, në një kohë kur aferat korruptive të kësaj qeverie, kanë marrë dhenë. Kjo është vetëm një mbrojtje që i bëhet qeverisë.

U bëj thirrje shqiptaro-amerikanëve që duan që vendi i tyre të votojë i lirë dhe të mos jetë një komb eksodi, sepse eksodi ndodh për shkak se ata nuk votojnë. Sepse rrëmbimin e votës së tyre e bën Edi Rama i mbrojtur nga Soros dhe mafia e tyre,”tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here