Sherr me thika mes gjimnazistëve në Durrës, plagoset 16 vjeçari

0
147

Një sherr mes gjimnazistëve ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, ka mbetur i plagosur me thikë një 16-vjeçar, i cili është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat autorin e dyshuar të ngjarjes.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të incidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:55, në lagjen nr. 11, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit A. M., 20 vjeç dhe një 16-vjeçari, në ambientet e jashtme të një lokali, shtetasi A. M. ka plagosur me mjet prerës (thikë), 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin A. M.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here