Mashtrim me vlerë 20 milionë euro/ Prodhoheshin në Shqipëri dhe shiteshin për firmato në Itali, shkatërrohet skema me këpucët “false”

0
133

Një mashtrim me vlerë 20 milionë euro është zbuluar nga autoritetet italiane gjatë një operacioni masiv të realizuar nga Guardia di Finanzia.

Sipas burimeve nga mediat italiane, gjatë operacionit u sekuestruan 600 mijë palë këpucë me etiketën “Made in Italy” të prodhuara nga Kina, Shqipëria dhe Rumania.

Operacioni filloi javët e fundit kur në disa qendra tregtare të kryeqytetit piemontez të tregtisë me pakicë, u identifikuan aksesorë veshjesh që mbanin produkte në rafte të cilat rezultuan se ishin krejtësisht të rreme pasi prodhoheshin në vende si Shqipëria, Kina dhe Rumania.

Nga kontrollet e kryera në flukset doganore rezultoi se mallrat e importuara në fakt ishin të etiketuara si italiane.

Hetimet, të koordinuara nga Prokuroria Publike në Gjykatën e Torinos, i çuan autoritetet e Guardia di Finanza në magazinat e vendosura në provincat e Torinos dhe Trevisos ku u krye sekuestrimi masiv i këpucëve.

Një sipërmarrës italian do të duhet të përgjigjet për veprën penale të mashtrimit tregtar përballë Drejtësisë italianem pasi është denoncuar për këtë çështje në Prokurorinë e Torinos.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here