Bashkia Lezhë braktis tregtarët ambulantë, 285 familje pa bukë dhe pa të ardhura…

0
99

Ish-deputetja Lindita Metaliaj shkruan në një reagim të saj se, 285 tregtarë që ushqejnë familjet me ato pak të ardhura që fitojne nga shitjet në treg janë braktisur nga Bashkia e Lezhës. Sipas saj, edhe pse tregu duhej të ishte i hapur me urdhër të “shpëtimtarit të vendit”, deri në këto momente ai është akoma i mbyllur.

Postimi i plotë i ish-deputetes Metaliaj

Tregtaret e tregut industrial ne qytetin e Lezhes jane lene ne meshire te fatit!
285 tregtare ushqejne familjet me ato pak te ardhura qe fitojne nga shitjet ne treg.

Edhe pse tregu duhej te ishte i hapur me urdher te “shpetimtarit te vendit”,deri ne keto momente ai eshte akoma i mbyllur.

285 familje jane pa buke dhe pa te ardhura!

Kjo ndodh nga paaftesia,papergjegjshmeria dhe neglizhenca e Bashkise Lezhe e cila ka per detyre te dizinfektoje ambientet e tregut industrial!

Deri ne keto momente kjo nuk ka ndodhur!

Policia bashkiake bashke me policine e rendit sot shperndane protesten e tregtareve ,te cilet me te drejte kerkojne tu plotesohen kushtet dhe te merren te gjitha masat mbrojtese nga pushteti vendor dhe qendror, ne menyre qe te ushtrojne aktivitetin e tyre tregtar per te ushqyer familjet!

I bej thirrje Bashkise Lezhe dhe te emeruarit te saj te marrin te gjitha masat per te mundesuar hapjen e tregut industrial te Lezhes!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here