Kokaina me vlerë 40 mln euro në shtëpinë e zyrtarit të PS, VOA: Sinjalizimi erdhi nga DEA amerikane. Itinerari dhe plani i porositësve

0
125

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri të ditur sot se sasia e kokainës e cila ishte përzier në 24 tonë pleh kimik, i sekuestruar gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmë, mund të arrijë në 430 kilogramë. Vlera e saj në treg, sipas prokurorëve shkon në 40 milion euro.

Ndërhyrja e realizuar në bashkëpunim me autoritetet malazeze, është finalizim i një hetimi disa mujor. Përgjatë kësaj kohe, të gjitha lëvizjet e ngarkesës, që nga momenti që ajo ka hyrë në territorin shqiptar, janë mbajtur nën mbikqyrje, për të bërë të mundur zbulimin e rrjetit të përfshirë në këtë linjë trafiku. Prokurori Adnan Xholi, tha sot se të gjithë pjesmarrësit, që nga financuesi, organizatorët dhe pjestarët e tjerë me role të ndryshme, në total, 10 persona, janë arrestuar. Në kërkim është një shtetas kolumbian, i cili do të angazhohej për të bërë të mundur ndarjen e kokainës nga plehu kimik.

Ngarkesa me “pleh kimik” është zhvendosur në mjedise të ndryshme, në disa qytete të vendit, për t’u grumbulluar më pas në Frakull të Madhe, në zonën e Fierit, aty ku do të bëhej dhe ndarja e kokainës. “Ne kemi sekuestruar 24 ton, ngarkesë, aq sa është futur në Shqipëri”, deklaroi prokurori Xholi. Banesa ku është gjendur droga e fshehur në thasët me pleh, I përkiste ish kreut socialist të komunës Viktor Çervanaku, aktualisht i punësuar në një nga ndërmarrjet e sistemit energjitik në Tiranë. Ka qenë vëllai i tij, Zenel Çervanaku, ai që kishte porositur ngarkesën porositës i ngarkesës, pasi në janar të këtij viti kishte rregjistruar në emrin e tij një kompani që kishte ndër të tjera si aktivitet edhe “Import-eksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të plehrave kimike dhe mallrave të ndryshme, me adresë në Tiranë. Ndërsa si financues i ngarkesës rezulton të jetë Nikolin Gjolena. /VOA

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here