Berisha shkund Parlamentin: Shqipëria 4 vende poshtë Vietnamit komunist, jemi një narko diktaturë që bazohet në krim e drogë

0
145
Ish kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, speaks during a parliamentary session.

Krue i PD Sali Berisha ka marrë fjalën në seancën parlamentare, ku ka folur edhe për raportin e fundit ndërkombëtar, i cili e klasifikonte vendin me rënie të theksuar ne raport me shtetin ligjor.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni punimet e këtij parlamenti, të shndërruar nga kjo pseudomazhorancë në një klub në të cilin merren vendime dhe miratohen ligje në kurriz tuajin, të fëmijëve tuaj, është sot për sot, pas pseudomazhorancës së Lukashenkos, është më e damkosura në Europë dhe ndër më të damkosurat në botë.

Sot kjo pseudomazhorancë ka rrokullisur Shqipërinë në vendin me indeksin e shtetit ligjor, 4 shkallë nën Vietnamin socialist. Vietnami apo Republika Socialiste e Vietnamit është një shtet në kushtetutën e të cilit sanksionohet Partia Komuniste e vendit. Është një shtet që ka adoptuar modelin e tregut të Ten Siao Pinit. Pra një shtet që pranon për interesat e saj ekonominë e tregut.

Republika e Shqipërisë është një diktaturë e cila, grupi drejtues pavarësisht me lidhjet e tij me të shkuarën nuk mund të them se bazohet në ideologjinë Marksiste-Leliniste, por është një narkodiktaturë që bazohet në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here