Qytetarët në radhë për pasaporta: S’ka kupon

0
145

Elbasan- Radhë në zyrat e aplikimit për pasaportë në qytetin e Elbasanit. Dhjetëra qytetarë shumë nga të cilët emigrantë, thonë se po sorollaten me ditë të tëra duke mos mundur të aplikojnë për shkak se nuk ka kupon për të bërë pagesën për dokumentin biometrik të cilin thonë se po e sigurojnë në qytete të tjera të vendit. Qytetarët  ngrenë shqetësim dhe mungesën e sporteleve, ndërkohë që shtojnë se edhe sistemi kompjuterik ka probleme.

Ardhja e  emigrantëve ka krijuar radhë në zyrën e aplikimit  për pasaporta në drejtorinë e policisë së Elbasanit.

Dhjetëra qytetarë rrinë për orë të tëra në radhë nën temperatura të larta,  ndërkohë që punohet me dy sportele. Ata ngrenë dhe shqetësimin e mungesës së kuponit për dokumentin biometrik, për të cilin thonë se janë detyruar ta blejnë në treg të zi, në shuma që arrijnë deri në 20 mijë lekë të reja.

Emigrantët e shumtë që presin në radhë për t’u pajisur me pasaportë biometrike thonë se vonesa për aplikim i ka penguar te kthehen në vendet ku jetojnë duke rrezikuar te humbasin dhe vendet e punës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here