Kush e vrau 17-vjeçarin? Familjarët: Drejtësi për krimin dhe fshehjen e tij

0
149

Një djalë 17 vjeçar u përcoll për në varreza. Ai nuk ishte një adoleshent si gjithë të tjerët. U vra teksa punonte në turnin e tretë në landfilldin e Sharrës. Donte të ndihmonte familjen dhe të mblidhte para për shkollën që rifillon në Shtator. Familjarët të mbytur nga dhimbja kërkuan drejtësi për krimin dhe përpjekjen për fshehjen e tij. Për Arditin, e gjithë shoqëria shqiptare duhet të përkulet me respekt. Një model frymëzimi si Arditi, meritonte të jetonte. Tani, të paktën të ketë drejtësi.

Arditi nuk ishte si bashkëmoshatarët e tjerë që shihni nëpër lajme dhe portale. Nuk i ngjante as adoleshentëve që shpalosnin pasuritë e prindërve në Instagram dhe FB.

17 vjeçari prej 1 muaji sipas dëshmisë së familjarëve të tronditur nga dhembja e ndarjes makabre nga jeta, donte të mblidhte para të ndihmonte familjen dhe të motrën 10 vjeçare, kur të riniste shkolla në shtator. Punonte në Sharrë në sektorin e seleksionimit gjatë natës dhe në 7 të mëngjesit shkonte në shtëpi.

Familja Gjoklaj është shpërngulur nga Tropoja në këtë shtëpi modeste 19 vite më parë. Të afërmit i janë dorëzuar vullnetit të Zotit për ta marrë nga kjo jetë Arditin, por nuk e fshehin dhimbjen për fshehjen e krimit dhe lënien e trupit për orë të tëra në landfill.

I afërm i 17-vjeçarit: Nuk është halli aty se ky e ka pasur jetën e shkurtuar, por pse ta lënë 10 orë në mbeturina, 10 orë e kanë lënë aty, pa njoftuar shtëpinë, punëtorët dhe shokët e vetë e kanë lënë aty.

Prindërit nuk kishin fjalë për të shoqëruar lotët e dhimbjes. Megjithatë e gjejnë forcën të presin me mirësjellje grupin e xhirimit të Ora News dhe xhaxhai na përshkruan orët e mundimshme të kërkimit të Arditit. Sipas tij organet e rendit nuk e vlerësuan siç duhej denoncimin e bërë nga familjarët.

Xhaxhai i 17-Vjeçarit: 5 orë kam kërkuar për ta gjetur, ku është në gjumë apo ku është në punë me përgjegjësine e turinit të tretë. Filluam në orën 8 të mëngjesit kërkimet deri në orën 2 e gjysmë pasdite.  Ai që ka thënë e ka mbytur, e ka masakruar ai ka qenë përgjegjës deri në orën 7 që tia dorëzojë rojes.

Biçikleta u kthye në shtëpinë e mbytur nga morti, por Arditi u largua në errësirë i gjymtuar nga dhëmbët e hekurt të eskavatorit, duke bërë atë që mendonte si ishte gjëja me e drejtë në jetë, të punosh me ndershmëri për një jetësë më të mirë. Arditi, kishte të drejtë. Një shoqëri e shëndetshme duhet ta ketë model frymëzimi. Ndaj dhe ikja e parakohshme e tij është e padrejtë.oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here