Gjendet Fran Frrokaj, u vetëdorëzua në polici

0
110

Ndërsa në media doli lajmi se ish-kryebashkiaku i Lezhës, i ishte arratisur policisë, pas vendimit të Gjykatës  së Apelit në Shkodër, Fran Frrokaj dukej se ishte nisur për tu vetëdorëzuar në Policinë e Lezhës.

Rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme, Fran Frrokaj është paraqitur në polici së bashku me avokatin, duke u vetëdorëzuar.

Këtë të premte, Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë vendimet për ish-zyrtarët e Lezhës dhe përfituesit e tokës, të akuzuar për tjetërsim prone zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetari i qarkut Gjok Ndoka, janë dënuar me nga 3 vite burg, ndërsa gjykata gjeti fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të.

Në shtator të vitit 2020, Frrokaj u dënua nga Shkalla e Parë me 4 vite burg për tjetërsimin e pronave te Rana e Hedhun në Shëngjin, por Apeli vendosi t’i ulë dënimin me 1 vit.

Ndërsa Gjok Ndokës i shtohet 1 vit burg nga Apeli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here