Berisha: Në kohën time, kryeministri dhe familja e tij nuk kanë udhëtuar kurrë me çarter

0
119

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi sot skandalin e rëndë të fluturimeve me çarter të kryeministrit Edi Rama.

Nga gazetarët, Berisha u pyet se si fluturonte kryeministri dhe ministrat gjatë kohës kur ai ishte kryetar qeverie.

“Kishte një buxhet të caktuar në kohën time. Kryeministri udhëtonte vetëm me linjë tregtare. Ministrat udhëtonin vetëm me linjë tregtare, asnjë me klas të parë apo biznes-klas.

Mund të jenë marrë 3-4 herë çarter, kurrë për një grup të vogël, por kur është shkuar në konferenca në numër të madh, ku bileta e kryeministrit shkonte në 2 mijë euro apo 1500 euro.

Asnjëherë çarteri nuk ka qenë bosh. Mund të ketë shkuar pak më shtrenjtë. Por kurrën e kurrës vetëm delegacioni apo kryeministri.

Kryeministri dhe familja e tij nuk ka udhëtuar kurrë me çarter,” tha Berisha.

I pyetur nëse do ketë komision hetimor për këtë skandal, Berisha tha se do ketë një komision edhe për bilancin e Air Albania, por edhe për fluturimet e Ramës me avionin e tij privat, ‘Ismailin’.

“Ky është abuziv. Siç mori termin Rlindje dhe e përdhosi, tani i vë edhe avionit emrin ‘Ismail’ dhe vazhdon. Se ‘Ismail’ quhet avioni i tij personal”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here