Berisha-mesazh Erdoganit: Ndërhyrja jote pro-Ramës, në kundërshtim me interesat e shqiptarëve

0
104

Gjatë konferencës për shtyp, kryetari demokrat, Sali Berisha u ndal sërish te çështja e mbylljes së institucioneve arsimore turke në Shqipëri.

Berisha përcolli një mesazh direkt për presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

“Dua t’i them haptas, presidentit të Turqisë, se puna që bën për pushtetin e Edi Rramës, është në kundërshtim flagrant me interesat e shqiptarëve. Dhe se, aktet prej vasali që kryen Edi Rama, nuk shërbejnë, nuk funksionojnë aspak në një bashkëpunim afatgjatë mes dy vendeve.

Nuk mund presidenti i Turqisë të diktojë se cila shkollë duhet të funksionojë, se cili ministër i jashtëm duhet të jetë apo jo. Unë nuk kam simpati për Ditmir Bushatin, por nuk mund të ndërhyjë ai që ta largojë.

Nuk mund të ndërhyjë presidenti i Turqisë se kush është kryemyftiu se këtë nuk e bën as kryeministri dhe presidenti shqiptar dhe këto janë të papranueshme.

U them shqiptarëve se Islami shqiptar është Islam perëndimor. Ka nj histori të lavdishme që nga qëndrimi për alfabetin dhe vendimi për përkthimin e Kuranit, vendime që i kanë dhënë fizionominë e Islamit evropian. Duhet të qartësojmë, kemi specifikat tona. Jemi komb pluri-religjioz. Vëllezër jemi vetëm me njëri-tjetrin. Vëllazëria është brenda kombit, jo jashtë kombit,” tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here