Abilekaj: Rama nuk negocion me opozitën e Berishës, grupi Alibeaj më i lehti për t’u komanduar

0
119

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, foli për vendimin e SHBA-ve për shpalljen non-grata të Berishës dhe thirrjet për ta hetuar dhe përjashtuar nga politika.

Ai u shpreh se ato e kanë ulur nivelin e demokracisë në vend, sepse qeveria nuk negocion me opozitën që ka votat dhe shumicën, por me pakicën, pra grupin Alibeaj.

“Vendimi ndaj Berishës është qartësisht diplomatik dhe politik dhe këtu janë kryqëzuar informacione. Ka një dokument strategjik se si do të merren ata me situatën në Ballkan dhe nuk mund të dalin aty tre burokratë që pijnë cigare dhe të thonë hajde bëjmë këtë se na tha Edi Rama. Nuk ndodh, sepse është shteti më i madh në botë dhe nuk është rastësisht.

Ka një problem shumë të madh me Berishën. A është ky një gabim apo jo, a bën gabim Amerika, apo jo? Ajo i bën për efektin që kanë te ne, por nuk janë gabime, janë punët e saj.

Problemi është se ne në këtë rast a duhet të jemi dakord me këtë vendim? Ku na pengon?

E para na pengon te niveli i demokracisë. Që kur është shpallur “non grata” dhe kërkuan edhe përjashtimin e Berishës nga politika dhe hetimin e tij, duke ndërhyrë në një çështje të brendshme, na ka ulur nivelin e demokracisë në Shqipëri. Sepse Edi Rama sot nuk negocion me atë pjesë të opozitës që është më e votuara, e injoron gjysmën e grupit parlamentar të PD-së, voton me 95 vota një ligj si i do qejfi për të nxjerrë Ilir Metën nga politika, duke përjashtuar një pjesë të opozitës dhe duke njohur për opozitë atë që do ai, që, sipas amerikanëve, është opozita e vërtetë”-tha Abilekaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here