Shqipëria bie me tre vende në Indeksin e Sundimit të Ligjit, Vasili: Edi Rama, fajtori i vetëm për shtetin e korruptuar

0
109

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të indeksit të sundimit të ligjit, ku thuhej se Shqipëria ka bërë hapa pas, ndërsa theksohet se është përkeqësuar korrupsioni dhe siguria.

Teksa e krahason me Kosovën, Vasili thotë se Rama është dështim, ndërsa Albin Kurti sukses, pasi shteti i Kosovës është me treguesin më të lartë të Sundimit të Ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe e dyta në botë për nivelin e përmirësimit.

“Edi Rama është fajtori i vetëm i kësaj situate ku zbatimi i ligjit, korrupsioni dhe siguria publike vetëm përkeqësohen dita ditës. Edi Rama është fajtori i vetëm për shtetin e korruptuar dhe te kapur ne Shqipëri”, shkruan Vasili.

Reagimi i Petrit Vasilit

Rama dështim i plotë, Albin Kurti sukses, që njeh vetëm ngjitje për Indeksin e Zbatimin e Ligjit!

Shqipëria vetëm përkeqësohet në Indeksin e Sundimit të Ligjit.

Kosova me treguesin më të lartë të Sundimit të Ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe e dyta në botë për nivelin e përmirësimit!

Edi Rama është fajtori i vetëm i kësaj situate ku zbatimi i ligjit, korrupsioni dhe siguria publike vetëm përkeqësohen dita ditës.

Edi Rama është fajtori i vetëm për shtetin e korruptuar dhe te kapur ne Shqipëri!

Principialiteti i Albin Kurtit ka bere qe Kosova te përjetoje ngjitje te vazhdueshme lidhur me këtë tregues, qe konfirmon ekzistencën e nje shteti serioz, te pakorruptuar dhe te pakapur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here