Sejamini: Nëse Kim dhe Escobar do të flisnin në një vend tjetër, si në Shqipëri, karriera e tyre merrte fund!

0
172

Neritan Sejamini ka komentuar deklaratën e fundit të zëvendës ndihmës Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, i cili u bëri thirrje institucioneve shqiptare të “shqyrtojnë” non-gratën e Sali Berishës dhe mbështetësit e PD të mos vijojnë ta mbështesin.

 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se Escobar është thjesht një burokrat i rangut të pestë, që bën deklarata të cilat nuk i dëgjojnë as amerikanët dhe jo më shqiptarët.

Sejamini deklaroi se Escobar dhe Yuri Kim, kanë bërë deklarata që e tejkalojnë detyrën e tyre, të cilat nëse do ti bënin në ndonjë vend tjetër, karriera e tyre do të merrte fund.

 

“Nga Sekretari i Shtetit deri te Escobar është niveli i pestë. Niveli më i ulët në rang.  Nga pikëpamja e karrierës politike, është më i ulët sesa Yuri Kim që është ambasadore. Kim është më lartë sepse është në nivelin e ambasadores.

Vetë qytetarëve amerikanë nuk u shkon mendja të dëgjojnë Sekretarin e Shtetit, jo më të dëgjojnë mbështetësit e PD, Escobarin!

Këto deklarata që bëjnë këtu, nëse do ti bënin në ndonjë vend tjetër, karriera e tyre merrte fund. Ata shkelin etikën profesionale dhe ligjet. Dini ju ndonjë deklaratë të tyre për qeverinë Rama? Kemi folur këtu që policia ka dhunuar një të ri, kanabizimi, DH Albania, etj. Keni dëgjuar ju të mbajë qëndrim kritik për qeverinë ambasadorja?

Atyre u është bërë obsesion shpallja non-grata e Berishës. Janë investuar aty dhe bëjnë shumë presion që t’ju dalë kjo politikë gjëja e duhur. Qëllimi i tyre ishte dalja e Berishës nga politika!”, tha Sejamini.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here