“Escobar ndenji vetëm 24 orë në Parlamentin kolumbian, ndërsa këtu…”, Klevis Balliu thirrje qytetarëve: Protesta e 12 nëntorit do ta bëjë 7 korrikun të duket i vogël!

0
106

I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në News24 me gazetaren Marsela Karapanço, shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu, ka deklaruar se protesta e cila do të organizohet më 12 nëntor do të jetë aq masive sa do ta bëjë protestën e mbajtur më 7 korrik, të vogël.

Sa i përket detajeve organizuese të protestës, Balliu ka zbuluar se do të shkohet në çdo derë e qytetarët shqiptarë do të binden me prova e fakte për vjedhjet që u është bërë, duke u bërë më pas thirrje për t’iu bashkuar tubimit.

Balliu: Nuk do kishte gjë më amorale se të lejoje përplasjet personale e të lësh shqiptarët në duart e Edi Ramës.

Po të kishte parë Berisha interesin personal siç bën Rama nuk do ishim në NATO, nuk do kishim aq kilometra rrugë të shtruara, nuk do ishin kapur anëtarë bandash që sot Rama i liron.

Vjedhja është kthyer në normë e bizneset nuk kanë punonjës e universitetet s’kanë studentë për shkak të shpopullimit.

PD ka lindur të mbrojë interesin kombëtar.

Karapanço: Në këtë kontekst po një bashkim Berisha – Basha do ishte i mundur për të mirën e qytetarëve sic pretendoni për rrëzimin e Ramës ?

Balliu: Basha duhet të bëjë tranbsparencë për paratë ruse. Shpresoj të mos jketë lidhje, por damka e Putinit nuk mund të rrijë mbi PD.

Balliu: Po dhe e thotë pasi puth Vuçiçin për të shitur Kosovën.

 

Ajo që ka interes është që shumë shpejt opozita e bashkuar do nxjerrë alternativën e vizionin e saj për këto zgjedhje. Pa mbylljes së procesit në 4 dhjetor, do kemi programin e projektin tonë.

 

Referendum mund të ketë për marrëveshje ndërkombëtare e për shembi Reformën Territoriale.

Do vijë për një gjyq qytetari nga Gjirokastra në Tiranë, si mos ta pyesim? Kjo ka larguar sovranin nga vendimmarrja. Çështja themelore për opozitën është kontakti me njerëzit dhe deri ku është kjo luftë, nuk e tradhtojmë këtë luftë madje do e prijmë. I kërkojmë qytetarëve të na bashkohen në këtë luftë.

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here