Energjia do të rritet, por s’ka datë/ ERE rrëzon kërkesën e Tabakut për heqjen e fashës mbi 800 kWh

0
274

Enti Rregullator Energjitik mori vendimin për të anuluar kërkesën e deputetes, Jorida Tabaku, për mosaplikim të fashës 800 kWh. Sipas Bordit, deputetja nuk ka parashtruar argumentet e duhura. Por nga ana tjetër deputetja parashtron argumentet.

Enti Rregullator Energjitik mblodhi Bordin për të shqytuar kërkesat e deputetes Jorida Tabaku për heqjen e fashës 800 kËh që ka vendosur qeveria, pasi sipas saj ERE i merr këto vendime.

Gjatë mbledhjes së Bordit, ERE rrëzoi kërkesën e ligjvënëses pasi shihet një mungesë argumentesh.

Ndërsa vendosi që vendimin e qeverisë ta lërë në fuqi, por pa dhënë një datë se kur do të hyjë në fuqi shtrenjtimi i energjisë.

Në kundërshtim me vendimin ndaj ERE, Tabaku shprehet se duhet mbrojtur interesi i qytetarëve, ndërsa liston argumentet që i ka depozituar.

Jorida Tabaku: Nuk ka asnjë arsye të rrëzoni kërkesën time që kërkon thjesht heqjen e fashës për mbi 100 mijë familje për rritjen e çmimit e energjise me 5 here me shume.Mendimi i çdo deputeti është se ERE duhet të mbrojë interesin e konsumatorëve.

Pra ERE merr parasysh interesin e qytetarëve.Kërkesa ime për të revokuar vendimin për krijimin e fashës 800 kWh për mbi 100 mijë familje që do të rrisë çmimin me 5 herë për familjet shqiptare nuk është thjesht një kërkesë partizane dhe populiste.

Kërkesa ime është e bazuar në të dhëna, në realitetin që po ndiqet sot, nga shifrat e tregtimit të gazit dhe çmimit të energjisë në bursën e Hungarisë. Pra është një kërkesë e logjikshme që padyshim duhet të trajtohet nga ERE e cila i shërben qytetarëve dhe interesit publik.

Duke pasur gjithashtu parasysh edhe situatën e vështirë të familjeve shqiptare, gjendjen e mjerueshme të portofoleve të tyre dhe realitetin ekonomik të vendit që edhe nesër pritet të ketë rritjen më të dobët ekonomike.

ERE duhet të rishikojë pozitivisht kërkesën time si deputete e parlamentit për ta zhbërë vendimin që krijon fashën prej 800 kWh.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here