Berisha risjell bisedën me Bashën: “S’mund të pranoj kurrë turpërimin dhe nënshtrimin!”

0
137

Në fjalën e tij gjatë hapjes së fushatës për zgjedhjet e kryetarit të PD në Elbasan, ish-kryeministri Sali Berisha sqaroi edhe njëherë pozicionin e tij në raport me vendimin e SHBA që e shpalli non grata.

Ai insiston se vendimi ishte sponsorizim i Soros dhe Ramës, dy antishqiptarë sipas tij, ndërsa sekretari Blinken vetëm hodhi firmën.

Mes të tjerash ai zbuloi edhe një bisedë me ish-kreun e PD Basha kur e paralajmëronte për pasojat që do kishte nëse nuk përjashtohej nga PD.

Berisha: Shumë debate ka pasur mbi qëndrimin e Sali Berishës. Jam i bindur se jo të gjithë e kanë pasur të qartë se ky qëndrim në mënyrë absolute në themel kishte sinergji dashurinë për këtë vend dhe për këtë komb, kjo ishte forca ime. E ka shpjeguar në keqinterpretim Lulzim Basha këtë gjë. Në një bisedë më të më tha se po qe se nuk e përjashton Berishën fëmijët e tij do të kenë këto e këto pasoja. Pastaj i them unë? Pastaj nëse nuk e përjashton PD do të ketë këto e këto pasoja. Pastaj i them unë? Po edhe Shqipëria do ketë. I them, që të gjitha këto le të bëhen sepse fëmijët e mi, PD, kombi im dhe vendi im më të keqen kanë turpërimin, përçmimin dhe nënshtrimin dhe atë unë nuk mund ta pranoj kurrë.

Një antishqiptar i tërbuar si Soros, i faktuar me të gjithë projektet e tij për ndarje, përçarje të Kosovës, ideologjinë e tij që nuk pajtohet kurrë me interesat tona, e pa se kishte një pengesë në këtë rrugë. Loboi fuqishëm kundër meje duke shfrytëzuar Edi Ramën. Bënë raporte mbi të cilat firmos sekretari i shteti. Jam i sigurt se Blinken nuk është antishqiptar, po të kisha dyshimin më të vogël do ta thoja. Nuk shoh asgjë para interesit kombëtar. Ai nuk është dhe nuk ka asnjë arsye të jetë antishqiptar, por Soros po, Edi Rama po. Jo se them unë, por aktet që bën nga më turpërueset. Nuk kishte gjë më të rëndë se ajo e djeshmja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here