Zhdukja e Ervis Martinajt, merren në pyetje Astrit dhe Jasim Avdylaj.

0
121

Prokuroria e Durrësit ka marrë në pyetje dy persona për llogari të hetimeve që po zhvillohen mbi denoncimin për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Burimet thanë se shtetasve Astrit dhe Jasim Avdylaj u janë kërkuar sqarime ndërsa ndodhen në masën arrest shtëpie për një çështje tjetër hetimore që lidhet me laboratorin e drogës të zbuluar vite më parë në Has.

Marrja në pyetje e këtyre dy personave është bërë për llogari të prokurorisë së Kurbinit, e cila ka hapur hetimet për denoncimin e familjarëve të Ervis Martinajt, lidhur me largimin e tij nga banesa në ditët e para të gushtit të këtij viti.

Krahas marrjes në pyetje të Astrit dhe Jasim Avdylajt, në banesët e tyre janë ushtruar edhe kontrolle ku nuk është gjetur asgjë e paligjshme.

Burimet e grupit të hetimit thanë se dy dëshmitarët janë pyetur si persona që mund të kenë dijeni në lidhje me lëvizjet e fundit të Ervis Martinajt i cili për herë të parë është parë më 7 gusht teksa nisej nga Tirana drejt Durrësit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here