Harta/ Maratona e Tiranës! Disa rrugë që do të bllokohen deri në orën 16:00

0
98

Ditën e sotme në kryeqytet do të zhvillohet Maratona e Tiranës. Për shkak të këtij eventi sportiv disa nga rrugët do të jenë të bllokuara për automjetet.

Policia bashkiake informon se në të gjithë perimetrin e garës është vendosur sinjalistikë të përkohshme rrugore, ndalim qëndrimi dhe pushimi për mjetet. Ajo apelon qytetarët që të mos tentojnë të hyjnë me automjet brenda perimetrit, gjatë zhvillimit te garës, pasi është rreptësisht e ndaluar, si dhe do të duhet t’u binden shërbimeve policore në devijimet eventuale të trafikut.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të nisë nga ora 08:00 deri në orën 16:00, në akset e mëposhtme:

– Në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi’, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me rrugën e Elbasanit, rruga “George W. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardin “Zog I”, Bulevardi i Ri, rruga “Ded Gjon Luli”, rruga e Durrësit, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës Tiranë deri te ura Taiwan, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Taiwan, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”, më përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here