“Prioritet ka krimin dhe jo arsimin”, Meta: “Rilindja” e Edvin Ramës vazhdon të shtojë pagesat për vjedhjen e shekullit

0
80

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka hedhur kritika të forta për qeverinë Rama. Ai thotë se “Rilindja” ka shtuar pagesat për vjedhjet e shekullit, duke përmendur këtu koncesionet dhe inceneratorët. Ai thekson se kjo mazhorancë nuk i plotëson dot kërkesat e drejta të pedagogëve pasi fokusin kryesor e ka të krimi dhe jo në arsim.

Postimi i Metës:

Ndërsa popullit i kërkohet të kursejë dhe shtrëngojë rripin, “Rilindja” e Edvin Ramës vazhdon të shtojë pagesat për vjedhjen e shekullit, atë të inceneratorëve, por edhe koncesionet e tjera korruptive.

Për të plotësuar kërkesat modeste të pedagogëve dhe studentëve “Rilindja” e ka të pamundur sepse prioriteti i saj është krimi dhe jo arsimi.

Partia e Lirisë përkrah kërkesat e ligjshme të pedagogëve e studentëve dhe shpreh bindjen në triumfin e kauzës të tyre për një arsim cilësor, që i jep fund largimit të pedagogëve dhe studentëve nga vendi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here