Bashkimi i votave me Ramën/ Meta: Basha është thjesht peng i Ramës

0
105

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar deputetët demokratë mbështetës të Enkelejd Alibeajt që bashkuan votat me Edi Ramën për ligjin e hapjes së dosjeve, si pa elektorat dhe moral. Meta tha se Basha është peng dhe nuk ka më fuqi të hakmerret.

“Nuk ka më fuqi Basha për të bërë asnjë hakmarrje. Se ç’kishte për t’i bërë, i ka bërë. Kemi të bëjmë me deputetë që nuk kanë më çfarë të humbasin, elektorat, dinjitet, moral dhe besë nuk kanë. Nuk kanë më çfarë të bëjnë më shumë se sa kanë bërë dhe kjo loja e historisë me IM është lojë Rama-Basha.

Nuk ka fuqi Basha për hakmarrje, Basha do përpiqet të prishë punë sa të mundet. Ai është peng i historive të veta.

Ata deputetët marrin lekë dhe s’duan fare as politikë aty. Shikoni llogaritë e familjarëve si i kanë pasur para se të ishin në opozitë dhe si i kanë sot. Opozitarë më të suksesshëm në biznese nuk ka parë historia botërore”, tha Meta.

Kryetari i Partisë së Lirisë, tha se mbështet të gjitha protestat e organizuara kundër qeverisë, madje edhe protestën e thirrur sot për vdekjen misterioze të të riut pas arrestimit nga policia. Sipas tij, protesta duhet mbështetur akoma më shumë kur bëhet fjalë për vrasës të përsëritur, siç tha Meta, si policia e Edi Ramës.

Ndërkohë, i pyetur për një marrëveshje me Sali Berishën për zgjedhjet lokale të pranverës së vitit të ardhshëm, Meta u shpreh se marrëveshja është e përfunduar, pasi PL nuk do të sfidojë PD. Ai deklaroi se do të mbështesë të gjithë kandidatët e propozuar nga Sali Berisha.

“Për mua marrëveshja është e përfunduar, që do të thotë se ne do të mbështesim çdo kandidat që do të konfirmojë PD. Për mënyrën si do të përzgjidhet kandidati, përgjegjësia i takon PD dhe zotit Berisha. Për ne e rëndësishme është fitorja kundër bandës së rilindjes në zgjedhjet vendore. Ne si forcë politike e kemi të qartë do të synojmë maksimumin në të gjitha këshillat  bashkiake, sa i takon kandidatëve nuk të ketë asnjë kandidat nga Partia e Lirisë që sfidon kandidat e PD”, tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here