Flet pedagogu, Zhapaj: Universiteti nuk është dhe s’mund të jetë pronë e qeverisë apo klaneve pranë saj. Kush nuk mbështet protestën, oportunist i lëmoshave të pushtetit

0
322

Eksperti i Arsimit, njëkohësisht pedagog prej vitesh,  Albano Zhapaj flet në një intervistë për gazetën “STANDARD” mbi protestën e pedagogëve dhe kërkesat e tyre. Po ashtu ai komenton edhe qëndrimin e kryeministrit, ndërsa thekson se kushdo koleg në rradhët e pedagogëve që nuk mbëhstet kërkesat e drejta të protestët është thjehst një njeri opurtunist i lëmoshave të qeverisë.

Pedagogët e universiteteve të vendit janë ngritur në një protestë kur kërkojnë paga më të larta, rritje të fondeve për kërkimin shkencor si edhe shtim të buxhetit për arsimin. Si n shihni këtë protestë duke qenë edhe vetë pjesë e trupës pedagogjike?

Protesta e pedagogëve është një protestë e drejtë, dinjitoze dhe e moralshme në të gjitha kërkesat e saj. Ajo nxori në dritë edhe një fenomen që nuk besohej se mund të ekzistonte: frikën e një pjese të trupës akademike ndaj pushtetit të Ramës. Frika apo edhe indiferentizmi i disa pedagogëve sot, mund të rezultojë i rrezikshëm nesër. Studentëve tanë nuk mund tu mësojnë se si të bëhen zot të vetvetes, njerëz të lirë dhe profesionistë të mirë, ata që jetojnë nën frikën e diktaturës. Një pedagog i skllavëruar mund tu mësojë studentëve veç skllavërinë. Pedagogët me profesionalitet dhe integritet, sot duhet të jenë të gjithë bashkë, pasi me rroga mizerabël nuk bëhet as mësim e as kërkim konkurrues. Askush nuk duhet të bjerë pre e shantazhit të të marrit kryepushtetar, se veç një i marrë mund të sulmojë intelektualët dhe pedagogët e vendit të tij.

Si e komentoni qëndrimin e kryeministrit në raport me kërkesat e pedagogëve?

Kryeministrit të pushtetit më jetëgjatë të pasdiktaturës, i intereson ky ‘status quo’ i pedagogëve të nënshtruar apo atyre indiferentë, pasi kjo është një mënyrë e mirë që ai të jetëgjatësojë të ulurit e menderes së tij në karrigen e pushtetit.

Kryepushtetari harron se bazat e këtij shteti dhe poltronat e parlamentit shqiptar në çdo lloj kohe janë furnizuar nga trupa akademike, të cilët si brenda ashtu edhe jashtë parlamentit kanë qenë oponentët më të mirë të ligjeve dhe reformave të ndërmarra nga qeveritë.

Kushdo që mban anën e kryeministrit sot; nuk është pedagog, por thjesht mësimdhënës; nuk është dekan apo rektor, por thjesht një i komanduar; nuk është një profesor me integritet, por një njeri i shantazhueshëm; nuk është aspak një indiferent, por një oportunist i lëmoshave qeveritare; nuk është një përçues i diturisë, por i errësirës; nuk është mësues i lirisë, por i skllavërisë.

Si e analizoni gjendjen aktuale të Univrsiteteve?

 

Reflektimi nga ana e çdokujt që punon në një universitet sot, është ai i kuptimit të vërtetë të misionit të univeristetit, i ekzistencës së tij, dhe ndërgjegjësimi i përgjegjësisë personale dhe kolektive që: ata para nesh, universitetin na e kanë trashëguar si vlerë dhe ne duhet ta çojmë më përpara se kaq, për të mirën e vendit dhe të brezave që vijnë.

 

Universiteti nuk është dhe smund të jetë pronë e qeverisë apo klaneve pranë saj, por është e mirë e përgjithshme. Aty zhvillohet e ardhmja, farkëtohen  njerëzit dhe profesionistët e së nesërmes, temperohen vlerat shoqërore tradicionale të kombit shqiptar, ashtu si marrin jetë edhe vlerat evropiane dhe perëndimore. Kush godet pedagogët sot, nxjer sheshit zilinë që ka për arsimin. Ziliqarët mediokër të pushtetit e godasin universitetin sepse bezdisen nga drita e diturisë, ajo i verbon ata, sepse ata vetë s’kanë vizion, janë thjesht dritëshkurtër që shkojnë pas fitimit të përkohshëm.

 

 

A do të ketë sipas jush kjo protestë rezultat pozitiv në përfundim të saj?!

 

Risia e kësaj proteste është se për herë të parë protesta drejtohet nga Sindikata e Punonjësve të Arsimit të Lartë, çka është tregues i zgjimit dhe funksionimit të rolit që duhet të kenë sindikatat në një shoqëri të punës dhe demokracisë. Anatemimi i Kreut të Sindikatës nga ana e kryepushtuesit është i turpshëm, i ulët dhe tregues i frikës që ai ka ndaj sindikatave dhe grupeve sociale që nuk janë nën ndikimin e tij.

Profesor Sandër Kovaçi ka mbështetjen e pjesës më të shëndetshme të shoqërisë universitare dhe asaj shqiptare, dhe nuk duhet të stepet dhe as të preokupohet nga ato çka thotë kryepiktori. Nëse Rama dëshiron, le të konfrontojë CV-në e tij akademike me atë të profesor Kovaçit, që të kuptojë se nuk i arrin as tek maja e thoit profesorit.

 

Kryepushtëtari të lerë gallatat dhe shantazhet dhe të ulet e të reflektojë, nëse i ka mbetur akoma kjo aftësi njerëzore, përndryshe të hapë rrugën bashkë me mediokritetin dhe mediokrit që e rrethojnë.

 

Universiteti është i të rinjve shqiptarë, dishepujt më të mirë të dijes dhe pedagogëve të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here