Rama: Duhet të kemi shi dhe të kursejmë që të mos vendoset fasha

0
95

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me operatorët turistikë në Gjirokastër. Kreu i qeverisë është ndalur tek pasojat e luftës në Ukrainë dhe inflacionin si pasojë e krizës.

Rama u shpreh se qeveria është duke parë nëse do të krijohet dot mundësia që të mos vendoset fasha 800 KW edhe për muajin Nëntor, siç ndodhi për Tetorin. Por për këtë, ai përsëriti se duhet të kemi reshje dhe të kursejmë energji.

“Jemi duke parë do të krijohet dot një mundësi që të mos vendoset fasha në muajin Nëntor. Për t’u krijuar kjo mundësi duhet nga njëra anë të kemi reshje. Koha është shumë e bukur. Unë jam së bashku me kolegët dhe kolegët e qeverisë me një mërzi të brendshme sa herë hapim sytë dhe nuk shohim shi. Përveç reshjeve duhet edhe kursim”, u shpreh Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here