Si parashikohet moti nga nesër deri në fundjavë, si do të luhaten temperaturat

0
108

Këtë javë, moti do të jetë i favorshëm dhe me plot orë me diell. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nga nesër deri në datën 23 tetor, të dielën, moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare në jugperëndim dhe bregdet.

Ndërsa mjegullina lokale do të jetë e pranishme përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit.

Në datën 20 tetor, temperaturat parashikohen me rënie në vlerat e mesditës por kryesisht në zonën e verilindjes.

Ndërsa në datën 21 dhe 22 tetor temperaturat do të kenë rënie në vlerat e mëngjesit.

Ndërsa të dielën, në datën 23 tetor, temperaturat do të kenë rritje në vlerat e mëngjesit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here